Keni probleme me yndyrë në gjak? Limoni dhe celeri (selino) janë zgjidhja
Keni probleme me yndyrë në gjak? Limoni dhe celeri (selino) janë zgjidhja

Keni probleme me yndyrë në gjak? Limoni dhe celeri (selino) janë zgjidhja

Kuzhint.com

Ju sjellim një recetë popullore për uljen e yndyrërave në organizëm.

Thonë që është i mirë edhe për pastrimin e organizmit pas një ushqimi të rëndë…

Përbërësit:

400 g celer,

1 kg limon,

2 l ujë.

Përgatitja:

Lajeni limonin dhe prejeni në rriska të holla.

Ujin vendoseni në nje enë të madhe dhe në të shtoni limon.

Celerin pastrojeni mirë dhe vendoseni në ujin me limon.

Zieni për 20 minuta në temperaturë shumë të lartë dhe lejini të ftohen (Përgjatë natës, ose për 6 orë).

Kullojeni përmes një kulluese të shpeshtë.

Mbusheni një shishe dhe e pini nga 1 dl para ushqimit (3 herë në ditë).

Mundeni që ta holloni edhe me ujë mineral (1 dl limon-celer dhe 1 dl ujë).

Ruajeni në vend të ftohtë.

Thuhet që duhet ta pini rregullisht për dy muaj dhe pastaj të shihni pasqyrën e gjakut!


Fjalet kyqe : keshilla  keni  probleme  yndyre  gjak  limoni  celeri  selino  jane  zgjidhja  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me karamel
Pulë e stilit “Cordon bleu”
Ëmbelsirë e shijshme freskuese