Kek me kakao dhe coca cola
Kek me kakao dhe coca cola

Kek me kakao dhe coca cola

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:

  • 240 gr miell
  • 200 gr gjalp
  • 125 gr kos
  • 250 ml kola
  • 30 gr kakao
  • 250 gr sheqer
  • 2 vezë

Përgatitja:

Marrim një tas të madh, hedhim miellin, sheqerin, një lugë kafeje kripë, një lugë kafeje fryrës për ëmbëlsira, gjysmë luge kafeje sodë buke.

Në një tenxhere hedhim gjalpin, kosin, kakaon dhe koka kolën.

Këtë përzierje do e vëmë në zjarr të ulët, duke e përzier derisa të shkrijnë përbërësit dhe të bëhet një masë homogjene.

Pasi të ketë shkrirë do e hedhim ngadalë në tasin me miell duke e përzier në mënyrë që mos krijohen kokrriza.

Pasi të jetë përzierë mirë do të shtojmë dy vezët dhe e përziejmë sërish.

Masën e vendosim në tavën që duam, të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe e vendosim në furrë.

Për kremin do të marrin një tavë, hedhim pak kola, 100 gr gjalpë dhe i vëmë në zjarr derisa të shkrijë gjalpi, shtojmë 30 gr kakao dhe i përziejmë derisa të treten mirë dhe të krijohet si krem.

Shtojmë pak kripë dhe e heqim nga zjarri.

Pasi e heqim nga zjarri shtojmë 200 gr sheqer pluhur dhe i përziejmë mirë.

Pasi të jetë pjekur baza e kekut e nxjerrim nga furra dhe i hedhim lart kremin e përgatitur.

E lëmë në temperaturë ambienti për 2 orë dhe më pas e servirim


Fjalet kyqe : embelsira  kakao  coca  cola  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Maskë me grejfrut për lëkur të fytyrës
Qofte me mishë viçi në salcë
Kujdes, Kina ka nisur të prodhojë oriz plastik (Video)