Kadaif me Arra
Kadaif me Arra

Kadaif me Arra

Kuzhint.com

Perberesit per 10-12 persona : 1kg kadaif ne fije 1/2kg arra te qeruara 1/2kg gjalp 2 luge te vogla kanelle …per shurupin : 1l uje 1. 5kg sheqer 2 luge leng limoni PREGATITJA E MBUSHJES Arrat e qeruara, i coptojme ne copeza te vogla, ose sipas deshires i kalojme ne mikser.

Nese duam qe kadaifi te rezultoje akoma me i shijshem, i pjekim per disa minuta ne furre ose mbi gaz duke i perziere shpesh.

I bashkojme me kanellen dhe i leme ne nje ane. Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre: 1.

KADAIF ROLE’ Per te pregatitur kadaifin role, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla).

Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme role-je duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp.

I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre. 2.

KADAIF I SHTRUAR E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta.

Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur.

E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre. PJEKJA E pjekim ne furre te parangrohur ne 160 C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte.

E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin. SHURUPI Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit.

E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht.

Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin.

E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi.

Me pas e sherbejme te ndare ne copa. /receta gatimi


Fjalet kyqe : embelsira  kadaif  arra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle role me rrushë dhe pudingë
Tatli dy ngjyrshe nga Muamer Aida Riduan Nuredini
Mish  viqi(ramstek) me patate