Harroni ku i leni gjërat? Ja si shpjegohet kjo!
Harroni ku i leni gjërat? Ja si shpjegohet kjo!

Harroni ku i leni gjërat? Ja si shpjegohet kjo!

Kuzhint.com

Keni harruar ku i keni lënë çelësat? Mos u shqetësoni! Të gjithëve na ndodh: shohim diçka dhe

pas disa momenteve harrojmë plotësisht se çfarë ka qenë ajo ose ku e kemi parë apo lënë.

Nuk është se ju e keni humbur memorien, por ju vuani nga fenomeni i ashtuquajtur “amnezia atributive”.

Studimet më të reja përshkruajnë këtë fenomen e përshkruajnë si vështirësi për të mbajtur mend diçka që me siguri nuk do t’ju hyjë në punë.

Pasi kanë analizuar mbi 100 studentë, hulumtuesit kanë vërejtur se kur atyre u është kërkuar të mbajnë mend diçka,

ata e kanë mbajtur mend më mirë se sa kur u nuk u është kërkuar ta mbajnë mend.

Me fjalë tjera, kjo është dëshmi se kujtesa është shumë më selektive se sa kemi menduar.

“Duket sikur kujtesa është si një lloj video-kamere”, shpjegon Brad Wyble, profesor i psikologjisë në Universitetin

Penn State, transmeton Mjeku.

Net. “Pra, nëse nuk e shtypni sustën, nuk do të mbani mend atë që e keni fokusuar me sy”.

“Por nëse aktivizoni xhirimin, që ndodh në rastin kur ju dëshironi të mbani mend diçka që mund

t’u duhet më vonë – atëherë informacioni do të mbetet i regjistruar”, ka shtuar ai.

Edhe pse mund të shihet si një mangësi, në fakt studiuesit thonë se kjo është gjë e mirë,

pasi truri nuk iu kushton vëmendje informacioneve të parëndësishme. /Mjeku.

Net/


Fjalet kyqe : keshilla  harroni  leni  gjerat  shpjegohet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ravioli me sos dhe kepurdha
Biftek nga mish lope rolad
Ushqimi i cili e qetëson stomakun