Disa barna natyrore per parandalimin e dhimbjes  se veshit
Disa barna natyrore per parandalimin e dhimbjes se veshit

Disa barna natyrore per parandalimin e dhimbjes se veshit

Kuzhint.com

Jo domosdoshmërish duhet të shkoni te mjeku dhe të përdorni terapi të përshkruar kur keni dhimbje të veshit.

Tre recetat e prezantuara më poshtë shpesh ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Disa njerëz thonë që dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes.

Fatmirësisht, ka ilaçe natyrore të cilat shumë shpejt e lehtësojnë dhimbjen.

Te rriturit shumë më rrallë ndiejnë dhimbjen në zonën e veshëve.

Por, dhimbja e veshit më së shpeshti shfaqet tek fëmijët, ndërsa mund të jetë e fortë ose e lehtë, afatshkurtër ose mund të zgjasë me orë.

Mund të prekë njërin vesh, ose të dytë, dhe atë në të njëjtën kohë.

Hudhra: Nxehni një thelb hudhre në vaj ulliri.

Lëreni të ftohet, duhet të jetë i ngrohtë, por jo shumë.

Vajin e derdhni në vesh, lëreni të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin.

Kurrsesi mos vëni hudhër të gjallë në vesh, sepse mund të nxisë irritimin e lëkurës dhe therje apo djegie.

Kanella: Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni.

Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët.

Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vërë në vesh.

Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.

Kurat bimore, druri i caracit:

Një mjekim shumë i mirë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera për qetësimin e dhembjeve në vesh, është lëngu që përftohet nga druri i caracit.

Për të përftuar këtë lëng këshillohet druri i njomë i tij.

Drurin futeni në zjarr dhe do të vëreni se do të lëshojë lëng në fund të tij.

Lëngun që del nga fundi i drurit e hidhni në një filxhan.

Këtë lëng e përzieni me një sasi të barabartë me lëng preshi.

Nga kjo përzierje hidhen në veshin e sëmurë tri pika.

Ky mjekim vazhdon 3 deri 4 ditë.

Edhe fruti i mollës është shumë i mirë për të lehtësuar dhembjet në vesh.

Një kokërr mollë e ëmbël piqet në prush dhe pasi pastrohet shtypet derisa të bëhet në trajtë pureje, pastaj e shtrydhim në një kullesë.

Lëngu që përftohet hidhet në një shishe dhe mbahet në frigorifer.

Gjatë dhembjeve të veshit hidhen tri pika në veshin e sëmurë.

Lëngu i rrepës:

Një tjetër mjekim, që shërben për të pakësuar dhembjet, është edhe lëngu i rrepës dhe i çikores.

Ky lëng hidhet në veshin e sëmurë nga dy pika.

Në rast nevoje, mjekimi mund të vazhdojë për katër ditë me nga dy pika në ditë.

Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, edhe hudhra rekomandohet për shërimin e dhembjes së veshit.

Për këtë qëllim merren tre thelpinj hudhre dhe shtypen mirë.

Më pas hidhen në një tigan, ku më parë është hedhur gjysmë filxhani me vaj ulliri.

Lihen për tri minuta dhe më pas kjo masë kullohet dhe hidhet në një shishe të vogël dhe përdoret sa herë që i sëmuri ndjen dhembje.

Rekomandohet që i sëmuri të hedhë vetëm tri pika nga kjo masë.

Gjatë përdorimit, kjo përzierje duhet të jetë e vakët, pasi jep efekt të menjëhershëm te i sëmuri.

Në rast nevoje, ky mjekim përsëritet dy deri tri herë.

Hudhra mund të përdoret edhe me tëmthin e berrit dhe prej këtij ilaçi hidhen dy deri tri pika në vesh.

Veza e pjekur:

Një tjetër kurë, që rekomandojnë mjekët popullorë, është edhe veza.

Përveçse një ushqim me mjaft vitamina, veza shërben edhe në shërimin e dhembjeve të veshit.

Pas zierjes së katër kokrrave vezë merret vetëm e verdha, e cila skuqet mirë në tigan derisa të lëshojë vaj.

Këtë vaj e hedhim pika-pika në vesh kur kemi dhembje. Është vërtetuar se efektet që ajo jep janë të menjëhershme.

Kjo kurë mund të përdoret edhe në rastet kur në vesh ka zhurma, pra kur dëgjimi është i zhurmshëm.

Një mënyrë tjetër për të qetësuar dhembjet është edhe uthulla.

Rreth 500 mililitra uthull vihet të zihet dhe mbi avujt e saj gjatë zierjes vendosim veshin që dhemb.

Për të ndalur dhembjen mjafton të përdoret çdonjëra nga kurat e mësipërme dhe gjithçka do të jetë më e lehtë.

Bar veshi:Siç e ka emërtuar shumë mirë edhe populli, bar veshi është bimë e cila me shekuj përdoret për shërimin e inflamacioneve të ndryshme.

Merrni disa gjethe të kësaj bime, preni dhe shtrydhni lëngun në vesh.

Lëreni të veprojë disa minuta, dhimbja do të reduktohet.

Lëngun e bar veshit mundeni edhe ta nxehni që ta keni sa më përshtatshëm

Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit

Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun.

Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht.

Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.

Rekomandime:

Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij:

Të shmangen qëndrimet në ambientet ku ka shumë zhurma, pasi ato çojnë në dëmtimin e daulles së veshit.

Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.

Përsa kohë që veshi është i sëmurë, duhet të shmanget kontakti me ujin.

Kur i sëmuri ndien dhembje të forta dhe të padurueshme, duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.

Tri pika lëng, i përftuar nga druri i caracit dhe lëngut të preshit hidhen në vesh për të qetësuar dhembjen.

Katër të verdha vezësh përdoren për nxjerrjen e vajit, që do të shërbejë për lehtësimin e dhembjeve. 37 gradë duhet të jetë nxehtësia e ujit me të cilin do t’i bëhet lavazh veshit të sëmurë.


Fjalet kyqe : keshilla  disa  barna  natyrore  parandalimin  dhimbjes  veshit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mantija me mishe te bluar dhe kashkavall
Tatli dy ngjyrshe nga Gimce Jeta Gimce
Ushqimet që kthejnë humorin perfekt!