Biskot me mjaltë, për një mëngjes të përkryer
Biskot me mjaltë, për një mëngjes të përkryer

Biskot me mjaltë, për një mëngjes të përkryer

Kuzhint.com

300 gr miell 80 ml kos i bardhe 100 gr mjaltë 2 veze 80 gr gjalpë i shkrirë maja pluhur për ëmbëlsira 1 të verdhe veze Metoda e përgatitjes: Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur.

Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët. I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene.

Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra. Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine. Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe. Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180 C për 20 minuta. Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.

Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : brumera  biskot  mjalte  mengjes  perkryer  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keke me banane nga Buqe Ferizi
Pogaqe rrethore
Ëmbelsirë  me lengë qershie