Torte me smarties e kitkat
Kuzhint.comPërbërësit
- Për bazën e tortës
- 200 gr miell
- 150 gr sheqer
- 2 vezë(në temperaturë ambienti)
- 1 gotë qumësht (rreth 140 ml)
- 1 pako maja për ëmbëlsira
- pak kripë
- 125 gr gjalpë
- 200 gr çokollatë e zezë Për mbushjen
- 400 gr çokokrem ose Nutella
- 200 ml pana e freskët Për zbukurimin
- 12 pako çokollatëKitkat
- 400 gr çokollata të vogla M&M’S
- 200 gr mashmallows
Përgatitja e tortësNë një enë shkrijmë gjalpin me çokollatën dhe i lemë të ftohen. Në një enë hedhim vezët dhe sheqerin dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik (nëse keni robot elektrik/planetaria mund të përdorni fare mire atë).
Vezët duhet të rrihen derisa masa të fryhet.
Ulim shpejtësinë e rrahëses dhe shtojmë ngadalë gjalpin me çokollatën.
Më pas shtojmë ngadalë miellin e majanë duke e alternuar me qumështin. Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët ( me diametër 24cm) të lyer paraprakisht me pak gjalpë e miell qe të mos ngjitet. Ëmbëlsirën e pjekim në 160/180 � C përreth 30/40 minuta (siç e kemi thënë më parë pjekja varet nga furra, duhet ta provojmë pjekjen me një majë thike ose një shkop të vogël).
Pasi është pjekur nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet. Fillojmë e përgatisim mbushjen.
Shkrijmë pak çokokremin dhe e bashkojmë me 200 ml pana të rrahur paraprakisht. Presim tortën në mes horizontalisht dhe e mbushin me kremin.
Më pas e lyejmë edhe sipër e anash me krem.
Pasi e kemi lyer komplet me krem fillojmë me zbukurimin.
Vendosim vertikalisht rreth e qark tortës çokollatat kitkat.
Në fund mund ti lidhim me një fjongo për të qenë më të sigurt.
Sipër i vendosim mashmalloës të përzier me smarties. Torta është gati për festën.
Ju bëftë mirë!
Fjalet kyqe : embelsira torte smarties kitkat