Torte e mbushur me krem
Torte e mbushur me krem

Torte e mbushur me krem

Kuzhint.com

Perberesit:

  • Nje gote gjalp
  • Gjysem gote kakao
  • Nje luge qaji krip
  • Nje gote uje
  • 3 Gota miell
  • Nje gote e gjysem sheqer
  • Nje luge e gjysem pecive
  • 2 Veze
  • Nje pako sheqer vanille

Per mbushjen ju duhen keta perberes:

  • 1/4 Gote sheqer
  • 250 gr Cream cheese
  • Nje ve
  • Nje luge qaji sheqer vanille
  • 200 gr Cokolate
  • Gjysem gote ajke

Pergaditja:

Ne nje ene te vogel hedhim 1/4 te gotes sheqer dhe cream cheese.

E rrahim masen me tel kuzhine deri sa te behet nje mas e lemuar.

Ia shtojme vezen dhe nje luge qaji sheqer vanille.

E rrahim masen deri te bashkohen perberesit pastaj e lem anash.

Ngrohim furren ne 200 Grad.

Lyejme tepsine me gjalp dhe e sperkasim me pak miell.

Ne nje ene tjeter te vogel bashkojme gjalpin, kakaon, kripen dhe ujin.

E perziejme masen pastaj enen e vendosim mbi zjarre.

Ne temperatur te ulet e perziejme masen me luge deri sa te shkrihen perberesit.

E largojme enen nga zjarri.

Ne nje ene te madhe bashkojme miellin, sheqerin dhe peciven.

Ndal ngadal ia shtojme masen e pergaditur me gjalp.

Ia shtojme edhe vezen dhe e rrahim masen deri sa te bashkohet mir.

Hedhim gjysmen e brumit ne tepsi dhe e rrafshojme mire.

Pastaj siper me kujdes e hedhim kremin e pergaditur me cream cheese dhe bejme vije me ndihmen e nje thike.

Dhe ne fund e hedhim siper kremit brumin e mbetur.

Te piqet ne furre 50-60 minuta (Shpo torten me piru per ta shikuar a eshte pjekur mire).

Shkrim cokolaten s'bashku me ajken dhe pasi te jete pjekur torta mire e lem te ftohet pastaj e largojme nga forma dhe siper e dekorojme me cokolaten e shkrire.

Burimi: http://www. barbarabakes. com/


Fjalet kyqe : embelsira  torte  mbushur  krem  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rolad me qokollad
Pogaqe  trekendesha
Ëmbëlsirë me banane