Qepa dhe hudhra mbrojnë nga kanceri i stomakut
Qepa dhe hudhra mbrojnë nga kanceri i stomakut

Qepa dhe hudhra mbrojnë nga kanceri i stomakut

Kuzhint.com

Konsumimi i qepëve dhe hudhrave disa herë në javë mund të ndihmojë në parandalimin nga kanceri i stomakut, tregojnë studimet e fundit italiane.

Studiuesit e Universitetit të Milanos kanë përcjellë 230 persona të cilat ishin të prekur nga kanceri i lukthit dhe kanë krahasuar regjimin e tyre ushqimore me 547 persona të shëndetshëm.

Rezultatet kanë treguar se personat që kishin ngrënë dy deri në tre porcione qepë në javë ishin madje 40 për qind më të mbrojtur nga kanceri i stomakut.

Ndryshe nga personat që konsumonin qepë, ata që konsumonin hudhra ishin vetëm 20 për qind më të mbrojtur nga ky lloj kanceri.

Autorët e studimit thonë se efekti mbrojtës i tyre vjen nga përbërësit antioksidues që përmbajnë këto bimë, përbërës të cilët janë përgjegjës edhe për erën dhe shijen karakteristike të tyre.

Qepa dhe hudhra kanë edhe një sërë dobish tjera shëndetësore, siç janë shpjeguar në shumë raste në

Ato veprojnë edhe në sistemin kardiovaskular mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut dhe në sistemin imunitar mbrojnë nga infeksionet e ndryshme.


Fjalet kyqe : keshilla  qepa  hudhra  mbrojne  kanceri  stomakut  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë e shijshme dhe e thjesht
Torte me marcipan
Kek me portokall