Gjizë e bërë në shtëpi
Gjizë e bërë në shtëpi

Gjizë e bërë në shtëpi

Kuzhint.com

Gjiza eshte nje produkt bulmeti shume i thjesht per tu realizuar ne shtepi, dhe ne varesi te cilesise dhe freskise se qumeshtit, cilesia e saj mund te jete nga me superioret.

Perberesit per rreth 200gr gjize:

1l qumesht me yndyre te plote,

2 luge uthull molle ose leng limoni,

100ml pana kuzhine opsionale, nese doni qe gjiza te behet me kremoze,

Udhëzimet:

Vendosim qumeshtin ne nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturen 80 �C duke e kontrolluar me termometer gatimi, ose nese nuk e keni mund te shikoni momentin kur ne siperfaqe te qumeshtit krijohet nje cipe e holle.

E perziejme here pas here ne menyre qe temperatura te shperndahet gjithandej njelloj.

Nese duam qe gjiza te behet akoma me kremoze, shtojme ne tenxhere edhe 100ml krem pana te fresket kuzhine.

E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose leng limoni duke e perziere shpejt per 1 minute

Do te shohim ne kete moment qe qumeshti do te pritet, pra ne siperfaqe do te dalin disa copeza te bardha te cilat do te ndahen nga lengu i poshtem

E mbulojme tenxheren me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Kur gjiza te jete ftohur, e mbledhim dhe e vendosim ne nje nape te paster duke e lene te kulloje lengu per rreth gjysme ore.

Nese e doni gjizen te thate, e leme te kulloje edhe gjithe naten.

E perdorim menjehere per gatimet tona, ose e ruajme ne frigorifer per rreth 2 dite.

Keshille:

Nese duam te aromatizojme gjizen, perpara se ta fusim ne frigorifer mund ti shtojme kripe, ereza te ndryshme te stines, apo per nje gjize te embel mund te shtojme mjalt, ose copeza cokollate te zeze.


Fjalet kyqe : gjizë   qumësht   limon   uthullë  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Filet nga mishe lope me gorgonzola dhe sallat rucola
Kifle me sheqer
Bombica (toptha) me krem kokosi