Barnat natyrore për dhimbjen e fytit
Barnat natyrore për dhimbjen e fytit

Barnat natyrore për dhimbjen e fytit

Kuzhint.com

Infeksionet e gojës dhe të fytit, dhimbja në fyt, të folurit ose gëlltitja e vështirësuar janë të shpeshta në këtë stinë të vitit.

Shkaku i zakonshëm është virusi ose bakteri edhe pse irritimi i fytit po ashtu mund të jetë i shkaktuar nga pirja e duhanit, ajri i thatë ose reaksioni alergjik.

Çka mund të bëni nëse e keni të pezmatuar fytin?

Për lehtësim të shpejtë dhe efikas provoni me ilaçin e vjetër ujin e njelmët.

Kripa ndikon si antiseptik i butë.

Hidhni një gjysmë luge kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpërlajeni fytin dhe nxirreni nga goja.

Përsëriteni deri katër herë në ditë.

Fytin mund ta shpërlani edhe me sodë bikarboni dhe ujë.

Vëni enë me ujë në radiator ose blini një lagështues të ajrit.

Lagështia në ajër do t’ju ndihmojë që fyti të mos jetë shumë i thatë.

Nëse nuk keni lagështues, vëreni një tas me ujë mbi radiator çdo natë.

Ndaleni cigaren.

Tymi i cigares është shumë irritues për mukozën e fytit.

Merrni frymë përmes hundës dhe jo përmes gojës.

Kjo është mënyrë natyrale që të lagështoni ajrin që e thithni.

Nëse keni shpesh probleme me fytin e pezmatuar, blini brushë të re për dhëmbë.

Bakteret që grumbullohen në brushë mund t’ju infektojnë përsëri.

Forcojeni sistemin e imunitetit gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit me vitamina, bimë shëruese dhe ushqim të duhur.

Vitaminat C dhe E, mineralet si zinku dhe magnezi, hudhra, xhenxhefili dhe kërpudhat shiitake janë vetëm disa nga zgjidhjet që i keni në disponim.

Ka shumë kohë që mjalti përdoret si ilaç për fytin e pezmatuar.

Ka veçori antibakteriale, dhe kjo mund të ndihmojë të shpejtohet shërimi.

Po ashtu e nxjerr ujin nga indet dhe me këtë gjë reduktohen ënjtjet.

Shtojeni mjaltin në një filxhan të ujit të nxehtë ose të çajit bimor.

Limonada e nxehtë me mjaltë po ashtu mund të lehtësojë dhimbjen.

Kombinoni lëngun prej një gjysmë limoni me ujë të nxehtë.

Merrni vitaminë C.

Pavarësisht a është dhimbja e fytit e shkaktuar me ftohje, grip apo pezmatime me qelb kjo vitaminë do të ndihmojë të forcohet sistemi i imunitetit dhe të përmirësohet lufta ndaj infeksioneve.

Echinacea ka veçori antibakteriale dhe antivirusale, të cilat do të përshpejtojnë shërimin.

Hudhra është aleat i fuqishëm në luftë me infeksionet.

Hudhra e tharë ka veçori të fuqishme antibakteriale dhe antiseptike.


Fjalet kyqe : keshilla  barnat  natyrore  dhimbjen  fytit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krepa në formë të kroisantit
Kekë me çokolladë dhe qershia nga Blerta Morina Gashi
Sallate e perzier me salce kosi