Brokoli kundër leucemisë
Brokoli kundër leucemisë

Brokoli kundër leucemisë

Kuzhint.com

Brokoli kundër leucemisë Kategoria: Perimet E mërkurë, 30 Nëntor Por gjëja më interesante është që sulforafani është i pranishëm në perimet e familjes se lakrave dhe në veçanti, tek brokoli...

Një grup studiuesish të Baylor College of Medicine në Houston të SHBA-së kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm, që mund t’u hapë rrugën studimeve të reja në luftën kundër tumoreve.

Në mënyrë të veçantë, ekipi i udhëhequr nga Daniel Lacorazza ka marrë në shqyrtim Sulforafanin, një molekulë tashmë të njohur për vetitë e saj parandaluese dhe luftuese ndaj disa formave të tumoreve “ të zakonshme”, e ka pastruar dhe ka provuar të përdorin esencën e saj për trajtimin e qelizave leucemike dhe linfoblastet jo tumorale.

Rezultati: u shkatërruan vetëm qelizat tumorale.

Por gjëja më interesante është që sulforafani është i pranishëm në perimet e familjes se lakrave dhe në veçanti, tek brokoli, të cilët konfirmohen edhe njëherë si aleatë të çmuar të shëndetit, që shkojnë drejtpërdrejt në tryezat tona.

Por Prof.

Lacorazza specifikon që: “sulforafani është një produkt natyral.

Sidoqoftë, ajo që kemi përdorur në këtë studim është një formë e koncentruar dhe e pastruar, prandaj edhe pse përdorimi i lakrave është i shëndetshëm, nuk do të ketë të njëjtin efekt që është parë në laborator. ” Lexoni me shume tek: www. living. al


Fjalet kyqe : keshilla  brokoli  kunder  leucemise  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Hallve me miell misri ose bollgure
Tri ide te ndryshme vetem me nje gatim
Brownie i mbushur me kokos