Vetit shëruse të  vajit të susamit
Vetit shëruse të vajit të susamit

Vetit shëruse të vajit të susamit

Kuzhint.com

Për shkak të vetive të fuqishme shëruese, vaji i susamit përdoret tashmë më shumë se 5000 vjet.

Ai është një nga llojet më ushqyese të vajrave të njohura për njeriun.

Vaji i susamit sjell shumë përfitime për shëndetin, ndërsa lajmi i mirë është se studiuesit e studiojnë me kujdes për të zbuluar nëse vaji i susamit fsheh veti të tjera shëruese.

Për shëndetin oral:

Një nga përfitimet më të rëndësishme të vajit të susamit, por edhe farave të susamit, është reduktimi i nivelit të shtresave në gojë dhe përmirësimi i shëndetit oral.

Nëse e shpëlani gojën me vaj të susamit, dhëmbët tuaj do të prishen më pak, dhe do të jenë më të bardhë.

Një studim ka treguar se shpëlarja e gojës me vaj të susamit e zvogëlon nivelin e baktereve në dhëmbë dhe pështymë.

E përmirëson shëndetin e zemrës : Vetitë antioksiduese dhe antiinflamatore të sesamolit, komponentit kryesor të susamit, mund ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.

Vaji i susamit do ta parandalojë grumbullimin e shtresave në arterie dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut.

Enët e gjakut do të jenë më fleksibile, dhe do ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, gjë që do ta lehtësojë punën e zemrës.

E përmirëson shëndetin e eshtrave

Vaji i susamit përmban zink, një mineral që e rrit densitetin e eshtrave dhe shëndetin e përgjithshëm të eshtrave.

Një hulumtim ka treguar se mungesa e zinkut në trup mund ta rrisë rrezikun e osteoporozës në pjesën e ijëve dhe kurrizit.

Vaji i susamit është një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave.


Fjalet kyqe : keshilla  duam  vajin  susamit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kroassant me parmesan dhe hudher
Biskota të sheqerosura
Embelsir me karota