Turshi e jashtëzakonshme
Turshi e jashtëzakonshme

Turshi e jashtëzakonshme

Kuzhint.com

Përbëresit2 kg tranguj të vegjël,

2 kg speca të verdhë mishtakë, 2 kg domate të verdha, 3 mollë, 2 kalaveshë rrushi të bardhë, 1 kalavesh rrush hamburg, majdanoz, disa fletë selinoje, 1 rrënjë e gjatë rrikë, 2-3 tuba rrepka të kuqe, disa kokrra piper, sipas dëshirës disa feferona.

Për turshi preferohet kjo shëllir

4 lit ujë të vluar me 8 lugë kripë e të ftohur, 6 lugë sheqer, 7 dcl uthull molle, 10 gr mbrojtës vere.

Në kavanoza 2-3 litërsh, të sterilizuar në furrë, radhiten të gjitha perimet dhe pemët e shënuara më lartë.

Fletët e majdanozit dhe të selinos vendosen skajeve, në mënyrë që kavanozat të marrin një pamje atraktive.

Me shëllirë të ftohur mbushen kavanozat dhe mbyllen përkohësisht, për të parë mos nevojitet të shtohet ende shëllirë. Të nesërmen mbyllen kavanozat mirë dhe vendosen në vend të ftohtë gjer në përdorim.


Fjalet kyqe : në mënyrë që kavanozat të marrin një pamje atraktive.Me  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te brishta
Sallatë me  rucola dhe sheri domate
Kifle te prera