Torteza (keke)me qershia
Torteza (keke)me qershia

Torteza (keke)me qershia

Kuzhint.com

Perberesit per brumin: 125 gr Gjalp125 gr Sheqer1 Pako sheqer vanille3 Veze175 gr MiellGjysem pako peciv125 ml Ajke24 Qershia1 Luge gjelle kakao

Perberesit per kremin: 200 ml Ajke100 gr Gjize per torte100 gr Sheqer pluhurPer dekorin:1 Luge gjelle cokolate ne rende12 Qershia

Pergaditja: Per brumin se pari ndajme vezet.

Te bardhat i rrahim me mikser dhe i lem anasht.

Marrim 125 gr gjalp, 125 gr sheqer dhe nje pako vanille i rrahim me mikser dhe ia shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve.

Ia shtojme mases miellin e perzier me bakin dhe ne fund 125 ml ajke dhe e rrahim me mikser tere masen.

1/3 e brumit te pergaditur e qesim ne nje pjate dhe e perzim me nje luge gjelle kakao.

Kesaj masa edhe shtojme edhe 1/3 e te bardhave te vezeve te rrahura.

Pjesen tjeter te te bardhave te vezeve e hedhim te brumi tjeter me te verdhat e vezeve.

Nxehim furren. 12 format per muffins i mbulojme me leter ne form muffins.

Ne secilen forme hedhim nga nje luge te vogel nga brumi me kakao.

Seciles forme ia hedhim nga dy qershia dhe ne fund ia hedhim brumin e bardhe.

Te pjeken ne temperatur 200 Grad per 20 minuta.

Shikoni duke i shpuar tortezat per ta vertetuar a jane pjekur mire.

Pasi te pjeken i lem te ftohen.

Marrim 200 ml ajke i rrahim me mikser pastaj ia shtojme sheqer pluhurin dhe ne fund edhe gjizen.

Mbushin shiringun e kuzhines me kremin dhe i hedhim siper seciles torte dhe ne fund ia vendosim siper nga nje qershi dhe pak cokolate.


Fjalet kyqe : embelsira  tortez  qershia  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pse duhet të hani fasule
Rollad me oblland
Revani turke me mak