Torte role me arra dhe krem kafe
Torte role me arra dhe krem kafe

Torte role me arra dhe krem kafe

Kuzhint.com

Rolè me arra dhe krem kafe

Perbersit:

100gr miellë,

100gr arra te qeruara dhe te reduktuara,

100gr sheqer,

4 vezë, 1 luge te vogel pluhur pjekes,

pak vanilje,

30gr gjalp te shkrire ne mikrovale,

pak rum per sperkatje (mundet edhe mos me ie qit).

Per kremin me kafe:

250ml krem pana per embelsira te sheqerosur,

1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje,

disa arra te qeruara ne copat e vogla,

Arra per dekorim:

Pergaditja;

Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta.

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire.

Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena.

Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me kujdes nga poshte lart.

Ne kete menyr kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolès.

E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200 grad C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter.

E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.

Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.

Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje.

Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje qumesht duke i shtuar ose jo sheqer sipas deshires.

E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjata ku do ta sherbejme.

E Lyejm me pak nga kremi dhe e dekorojm me copeza te arrave dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.


Fjalet kyqe : embelsira  role  arra  krem  kafe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me shum shije
Tatli  te mbushura
Trileqe nga Lumturije Demiri