Torte me puding dhe jogurt
Torte me puding dhe jogurt

Torte me puding dhe jogurt

Kuzhint.com

S'pari bejme pergaditjen e pudingun dhe pastaj e lem qe te ftohet.

Perberesit per pudingun:

200 ml Qumesht

200 ml Ajke

Sheqer sipas shijes

Nje pako pluhur pudingu me shije vanille

I bashkojme te gjithe perberesit, i perziejme dhe e lem te zihet.

Pasi te jete gati e lem te ftohet.

Ngrohim furren 180 Grad.

Perberesit per brumin:

5 Veze (te verdhat e vezeve i hedhim ne nje ene ndersa te bardhet e vezeve i rrahim mire dhe i lem anash)

250 gr Sheqer

Nje pako sheqer vanille

100 ml Ajke (mundet edhe qumesht)

250 gr Miell

2 Luge gjelle kakao

Nje pako peciv (bakin)

Te verdhat e vezeve i rrahim me mikser duke ia shtuar sheqerin dhe vajin.

Pastaj hedhim edhe ajken dhe gjithe perberesit e tjere te mbetur.

Krejt ne fund te bardhet e vezeve i hedhim me kujdes.

Derdhim brumin ne nje tepsi me permasa 30x20 cm e shtrim ne tere tepsin.

Marrim pudingun dhe e hedhim me ndihmen e nje luge gjelle me kujdes ne pjese te ndryshme te brumit.

Te pjeket ne furre 25-30 minuta.

Direkt mbas pjekjes perziejme 200 gr Jogurt ose schmand (mundeni edhe ajke) me 3 luge gjelle sheqer pluhur dhe e lyejme tere torten siper dhe prap e kthejme ne furre per 7-10 minuta.

Pasi te jete pjekur e sperkasim me sheqer pluhur.

Te servohet e ftohet ose e vaket.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  puding  jogurt  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota dyshe me qokollad
Biskota  me qokolat
Mini kek me  levore  portokalle