Torte me kafe dhe kompot nga mango
Torte me kafe dhe kompot nga mango

Torte me kafe dhe kompot nga mango

Kuzhint.com

Përbërësit

250 g sheqer,

200 ml vaj,

200 ml kafe të ftohtë,

200 g Lajthi,

300 g miellë,

1 pako pluhur per pjekje(pecive, bakin),

300 ml kafe të ftohtë,

2 lugë sheqer,

800 g Ajke,

2 Pako sheqer vanile,

2 kanaçe me mango (kompot 230 g),

Cokolate ne forme kafeje per dekor.

Pergaditja:

Ngrohim paraprakisht furrë në 200 grad.

Lyejme tepsin me gjalp.

Rrahim vezët me sheqer 2-3 min.

Hedhim vajin dhe 200 ml kafe tek vezet e rrahura.

Bashkojme miellin, lajthit dhe peciven pastaj e hedhim kete tek masa me vezet.

Perziejme tere masen mire dhe ne fund e hedhim ne tepsin e lyer.

Te pjeket ne temperatur 180 Grad per 40-45 minuta.

Pasi te pjeket e lejm qe të ftohet.

Pastaj e ndajm tortën ne dy pjese.

Vendosim njeren pete ne nje tepsi te ciles ju largohet rrethi.

Marrim 250 ml kafe dhe i perziejme me 2 lugë gjellesheqer pastaj me kete e sperkatim peten e vendosur tek tepsia deri sa peta te laget mire.. Rahim 400 ml ajke ​​me 1 pako sheqer vanille.

Pastaj ajken e rrahur e hedhim siper petes qe e kemi lagur me kafe dhe pasi ta kemi mbuluar tere siperfaqen e petes ia vendosim peten tjeter siper.

E sperkasim edhe peten e dyte me kafen e mbetur.

Kullojme mangon dhe e presim në feta të holla.

Hedhim fetat e mangos mbi tere siperfaqen e petes se dyte.

Rrahim ajken e mbetur me nje pako sheqer vanille dhe pasi te jete rrahur mir e lyejme teres siperfaqen dhe rrethin e tortes (duhet njehere te largohet rrethi i tepsise)

Dekorin e bejme me cokolata ne forme kafeje.

Ju beft mire!

Burimi:kuechengoetter. de

Perkthimi nga tegatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kafe  kompot  mango  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Livanda më efikase sesa ilaçet për trajtim të ankthit
Kekë zebra
Përfitimet shëndetësore nga biskotat