Torte e shpejte me çokolate  nga Aida Ada Bardhi
Torte e shpejte me çokolate nga Aida Ada Bardhi

Torte e shpejte me çokolate nga Aida Ada Bardhi

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

200gr miell, 2 vezë, 200gr arra, 200gr sheqer, 2-3 lugë marmelatë kajsie, 200gr qokollatë për gatim, 1 limon, 50gr gjalpë, 1 pako aditiv për brumë, 200ml qumësht.

Pregaditja e recetës :

I thyejmë vezët në enën për përzierje, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.

I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë.

Shtojmë pak qumësht.

E shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, e shtojmë qumështin e mbetur.

Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë lëvozhgën e limonit.

Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë.

E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë.

Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit.

Tortën e lyejmë me marmelatë.

E thyejmë qokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur.

Me qokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën.

Sipas dëshirës sipër tortës mund të hedhim copa lajthie.

E gatuar nga Aida Ada Bardhi


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shpejte  cokolate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

LIMONI; një produkt me efektiv se sa kimioterapia ....
Maskë për largimin e shenjave të akneve
Për një ndryshim të shëndetshëm makarona me pesto bizelesh