Tortë me tri shtresa
Tortë me tri shtresa

Tortë me tri shtresa

Kuzhint.com

Perberesit ;

Shtresa e pare

  • 6 veze
  • 8 luge sheqer
  • 3 luge miell
  • 10 luge arra te bluara
  • pluhur paste

Shtresa e dyte

  • 250 gr margarine (i qendruar ne temperature dhome)
  • 200 gr sheqer
  • 4 te verdha vezesh
  • 2 sheqer vanile
  • 8 luge arra te bluara
  • 4 te bardha te vezesh
  • 6 luge sheqer

Shtresa e trete:

  • 200 ml ajke e embel
  • 4 luge sheqer
  • 2 luge arra te bluara
  • 200 ml qokollad

Pergaditja:

Tunden vezet me sheqer dhe pastaj shtohet mielli, arrat dhe pluhuri per paste duke e perzier me luge jo me mixer.

Kete mase pasi e perziejme mire e qesim ne kallep te mbuluar me leter per pjekje dhe e pjekim, dhe e leme te ftohet krejtesisht.

Tundet margarina me sheqer dhe sheqer vanile derisa te perzihet mire dhe te behet nje mase kremoze, pastaj i shtojme te verdhat e vezes nje nga nje duke e perzier me mixer.

Te bardhat tunden veqmas me 6 luge sheqer dhe pasi te behet nje shkume e forte e bashkojme me masen me te verdhat e vezeve dhe margarinen.

Pastaj shtohen edhe arrat e bluara dhe krejt kjo perzihet mire.

Ne nje ene te qelqit pasi e kemi vendosur shtresn e pare te ftohur e qesim kremin e dyte dhe e rrafshojme mire.

Pastaj tundet ajka e embel me 4 luge sheqer dhe pasi te trashet shtojm qokolladen dhe 2 lug arra pastaj e qesim mbi shtresn e dyte e rrafshojme miredhe e leme te ftohet.

J u beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shtresa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si t’i shërojmë cistat e vezorëve
Biskota si piramid
Njoki carbonara