Torta e dukeshes
Torta e dukeshes

Torta e dukeshes

Kuzhint.com

Perberesit ; 400gr biskota savoiardi 250gr krem maskarpone 2 veze 30gr cokollate te zeze 20gr kakao te hidhur 1 filxhan caji kafe ekspres (ose moka) 80gr sheqer + 2-3 luge per te sheqerosur kafen arome rumi 30gr bajame 1 bustine vanilje Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme kremin maskarpone dhe vazhdojme perzierjen derisa masa e formuar te rezultoje pa kokerriza. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe kur masa te jete e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme duke i perziere ngadale me ndihmen e nje spatule nga poshte lart.

Kremin e formuar e ndajme ne dy pjese, ku ne njeren shtojme cokollaten e prere ne copeza te vogla, dhe ne tjetren kakaon pluhur dhe bajamet e therrmuara. Pregatisim kafen ekspres apo me moka ne te cilen shtojme 2-3 luge sheqer (sipas deshires) dhe aromen e rumit. Veshim nje forme plumcake me leter furre dhe shtrojme ne te biskotat savoiardi te cilat fillimisht i kemi kaluar ne kafe.

Shtojme kremin me kakao, siper tij kremin me copeza cokollate dhe e mbulojme serisht me biskotat e lyera ne kafe.

E vendosim ne kete menyre embelsiren ne akull per te pakten 2 apo 3 ore, dhe e nxjerrim nga akulli rreth 2 ore perpara se ta servirim ne menyre qe te zbutet pak.

E presim ne feta dhe e sperkasim ne siperfaqe me copeza qokollade ose me pak kakao pluhur. *Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisim edhe ne kupa te vecanta duke ndjekur egzaktesisht proceduren me siper.


Fjalet kyqe : embelsira  torta  dukeshes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gjellë me presh dhe selino
Mufinsa per mengjes
Torte me biskota