Si të largohet teprica nga barku?
Si të largohet teprica nga barku?

Si të largohet teprica nga barku?

Kuzhint.com

Pas lindjes, indi dhe muskujt e barkut bëhen më të lëshuar, të butë, ndërsa organet e brendshme të barkut e spostojnë lëkurën e barkut nga jashtë.

Muskujt e sforcuar te barkut, megjithatë i tërheqin organet nga brenda dhe janë mbajtës të mirë për boshtin kurrizor.

Për të arritur këtë dukuri, është mirë që të bëni ushtrime të barkut, sepse ato lëvizin edhe grupin e thellë të muskujve të barkut.

Nëqoftëse gjatë shtatzënisë vie deri tek grumbullimi i masave yndyrore, atëherë juve do t’ju ndihmoj vetëm ushqimi i shëndoshë dietal.

Nëse është problemi tek lëkura e tepërt e barkut të varur, ushtrimet e barkut mund t’ju ndihmojnë në forcimin e muskujve.

Megjithatë, zgjidhja e vetme e lëkurës së varur, së bashku me masën dhjamore, është intervenimi kirurgjik estetik - abdominoplastika,

por këtë duhet ta planifikoni vetëm atëherë kur përfundojnë lindjet, sepse nëse do të lindni sërish, do të paraqiten strijat dhe lëkura e tepërt.

Nëse planifikoni ende lindje, atëherë nuk preferohet intervenimi estetik, por ushtrime dhe masazhe të barkut dhe dush,

njëkohësisht me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë, për të rritur qarkullimin e gjakut.

Duhet të ndërprisni pirjen e duhanit, pasiqë, nikotina e dëmton indin e kolagjenit, i cili lëkurës i jep elasticitet.


Fjalet kyqe : keshilla  largohet  teprica  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rrollad me banane
Pite me grurë
Nje torte e shpejt