Si mendoni ju a janë helmuese për fëmijët këto lule
Si mendoni ju a janë helmuese për fëmijët këto lule

Si mendoni ju a janë helmuese për fëmijët këto lule

Kuzhint.com

Ky është vetëm një mit e asgjë më shumë në fakt edhe pse emrin e kanë Poinsettia lulet e Krishlindjeve nuk janë helmuese.

Thuhet se ky mit ka lindur në vitin 1919 kur prindërit e një vajze të vogël ja vunë fajin kësaj luleje për humbjen e saj.

Por do të duheshin 500 gjethe të Poinsettia-s që të arrihej në fatalitet.

Sigurisht mjekët këshillojnë që kjo lule të mbahet larg fëmijëve, sepse nëse hanë shumë prej gjetheve të saj mund të kenë përzierje dhe marrje mendsh.

Edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodh pasi shija e gjetheve të saj është shumë e keqe dhe pas kafshimit të parë, pak gjasa ka që i vogli juaj të vazhdojë më tej.

Ne qofse do t’ju duhet të tregoni kujdes gjatë festave atëherë është mirë të kujdeseni për zbukurimet e vogla që të jenë sa më larg bebeve, sepse rrezikojnë t’i mbysin ato, ose të bëni kujdes me alkoolin që mund të gjendet në vende të arritshme prej tyre.

Gëzuar festat dhe PO mund t’i mbani në shtëpinë tuaj lulet e bukura të Krishtlindjeve, ato nuk dëmtojnë askënd.


Fjalet kyqe : jane  helmuese  femijet  lulet  krishtlindjeve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kuleq  per mengjes nga dy lloje brume te ndryshme
Toptha me kokos  nga Kaltrina Berisha
Krepa