Sheqerpare me kakao dhe  arra
Sheqerpare me kakao dhe arra

Sheqerpare me kakao dhe arra

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg gjalpë të zbutur, 1 kg miell, 10 të verdha vezësh dhe 1 e tërë, 1 lugë çaji sodë buke, 150 gr arra të grimcuara, 2 luge kakao, 2 kg sheqer dhe uje derisa te mbulohet sheqeri

Pregaditja e recetës :

Gjalpi i zbutur përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.

Pasi të bbashkohet masa njëllojtë, hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë duke e fomuar nje brume ku pastaj e ndajm ne dy pjes dhe njere ia shtojm edhe kakaon.

Pastaj brumi futet i ndar ne dy pjes në frigorifer për 2 orë ose mundet tërë natën.

Nga brumi i përgatitur ndahen kuleq te barabart, të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.

Brumi i holluar paloset në katërsh si ne foto dhe prapë rritet në katrorë, në diametër 10 centimetra.

Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara, bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.

Tepsin e fusim ne furre te nxehet në 200 gradë C dhe menjeher ulet temperatura në 160 gradë C pasi te futet tepsia dhe piqet ngadalë gjersa të marrë ngjyrën e deshiruar ose si ne foto.

Sherbeti:

Sheqeri me ujëi hidhet limon i prerë në flegra.

Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë, largohet nga zjarri, i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet ngadal duke ia hedhur me luge sherbein e nxehtë.

Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi qe ta pijë sherbetin.

Faleminderit nga Mevlude Hajdari Ameti për recetën


Fjalet kyqe : embelsira  sheqerpare  kakao  arra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me krem limoni
Kamomili  për flokë të arta dhe të shëndetshme
Buk shtepije