Rumpsteak me djathe dhe kepurdha
Rumpsteak me djathe dhe kepurdha

Rumpsteak me djathe dhe kepurdha

Kuzhint.com

Perberesit: 800 gr Patate 4 Rumpsteak (copa 200-250 gr) 200 gr Djathe i bute Krip, piper 2 Luge gjelle gjalp 2-3 Dege magdanozi 1 Qepe 300 gr Kepurdha te perziera 2 Luge gjelle vaj 250 gr Ajke Pergaditja: 1.

Patatet i pastrojme dhe ashtu me levore i zim me uje te kriposur per 20 minuta.

Pastaj i kullojme dhe ua heqim levoren dhe i lem te ftohen. 2.

Furren e nxehim ne 200 Grad.

Rumpsteak-it ia largojme pjesen me yndyr.

Secilen cope e presim lehte siper 4-6 here.

Djathin e presim ne feta dhe i vendosim ne mes te mishit qe i kemi pre 4-6 here.

I hedhim pastaj siper krip dhe piper dhe i vendosim ne tave.

Taven e vendosim ne furre per tu pjekur mishin ne temperatur 175 Grad per 12-15 minuta. 2-3 minutat e fundit te fiket furra.

Largojme taven nga furra e mbulojme me alu folie dhe e lem 10 minuta te pushoj. 3.

Patatet e ziera i presim ne katror (2x2 cm).

Gjalpin e shkrim ne tigan dhe i hedhim patatet e prera te pjeken per 10 minuta.

I hedhim krip dhe piper.

Magdanozin e pastrojme dhe e presim imet dhe e hedhim te patatet e i perzim me kujdes. 4.

Qepen e presim imet.

Kepurdhat i pastrojme dhe i fergojme ne tigan me vaj per 5 minuta.

Ia hedhim qepen pastaj edhe ajken.

E lem te zihet per 3-4 minuta pastaj i hedhim krip e piper.

Ne pjate vendosim se pari rumpsteak-un pastaj ne njeren ane patatet dhe ne fund afer patete kepurdhat me ajken. Burimi: www. lecker. de Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : gjellera  rumpsteak  djathe  kepurdha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota role
Torte me krem dhe qokollad
Fara e zezë: vetit sheruse