Ravioli me mishe ne avull
Ravioli me mishe ne avull

Ravioli me mishe ne avull

Kuzhint.com

Përbërësit: - 500 gr miell -7 lugë sheqer -7 lugë maja birre -200 gr qumësht -750 gr mish i zier - 700 gr sallam të tymosur e të grirë - 700 gr kërpudha të buta - 7 qepë - 7 thelbi hudhër - 50 gr spinaq i zier - 2 vezë - majdanoz -vaj ulliri, gjalpë, kripë, piper Pergaditja: Një ditë përpara përgatisni brumin.

Shkrini majanë e birrës dhe sheqerin në 3 apo 4 lugë ujë të vakët.

Kur majaja të ketë dyfishuar vëllimin, zini brumin në një tas balte me miell dhe qumësht.

Punojeni mirë me dorë derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

Mbështilleni brumin me një pecetë dhe lëreni 30 minuta. Ndërkaq përgatisni mbushjen: përzieni bashkë mishin e zier e të grirë, sallamin e tymosur të grirë, spinaqin dhe kërpudhat të pastruara paraprakisht, të prera dhe të skuqura pak me gjalpë, qepën e grirë hollë me hudhrën dhe majdanozin.

Bashkojini me vezët dhe rregullojini me kripë e piper. Shtrini petën e brumit.

Në distancë të baras larguar hidhni mbushjen dhe me prerësen e brumit formoni raviolët, duke i mbyllur mirë anët.

Ziejini me avull, mundësisht në sitë të mbështjellë me letër alumini të lyer me vaj dhe të vendosur mbi një tenxhere ku vlon ujë. /Telegrafi/ Ju beft mire! Na vizitoni per me shume >>> www. tegatuajm. com


Fjalet kyqe : gjellera  ravioli  mishe  avull  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallat  me makarona
Bakllavë të kuzhinës kosovare.
Torteza (keke)me puding