Pogaçe me gjeme fiku
Pogaçe me gjeme fiku

Pogaçe me gjeme fiku

Kuzhint.com

Përbërësit:

2 qeska tharm buke, 1/2 lit qumësht, 2-4 lugë sheqer, pak kripë, 2 vezë, 1 filxhan kafeje vaj, 1 sheqer vanileje, afro 800 gr miell, 1 vezë për lyerje, 100 gr gjeme fiku50 gr gjalpë.

Përgatitja:

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell.

Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr.

Brumi përzihet dhe pak tundet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë e mirë gjersa të gatuhet një brum i butë dhe i lëmuar.

Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin në nje vend të ngrohtë.

Brumi i ardhur ngjeshet pak hapetne nje pete ne form katerkendeshepastaj e lyejm me xheme fiku brenda dhe e mbështillim në forma të rrollades.

Masen e pregaditr keshtu e mbledhin ne form te nje rrethi e presim ai ne foto pastaj qdo cope rrotullojm dhe e lem qe te vijë per 30-40 minuta.

Nxehet furra në 190 gradë C, pastaj lyhet me vezë të tundur dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqrremtë.

Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten, pastaj shërbehen.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  gjeme  fiku  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë e shijshme freskuese
Supë me hudhra që ëshë 100 herë me efikase se antibiotiku
Kek i mbushur me krem