Pite me mishë nga ne
Pite me mishë nga ne

Pite me mishë nga ne

Kuzhint.com

Nevojitet:

700 gr. miellë ose sipas nevojes,

Ujë i vaket sipas nevojes,

pak krypë

Per mbushje:

400 gr mishë i bluar,

gjalpë për lyrjen e petave,

2 qepë mesatare,

1 lugë krypë

Udhëzimet:

Zihet brumi i butë me miell të situr, sikurse për çdo pite.

Pasi të pushoj pak, brumi ndahet në toptha të vegjëltë cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhdimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti.

Në ndërkohë ne tenxhere hidhet disa lugë gjalpë ose vaj dhe në yndyrën e nxehtë, hidhet qepa qe te fergohet se bashku me mishin derisa te mar nje ngjyrë me ndryshe.

Shtohet krypa sipas dëshirës dhe duke e përzier rregullisht gjersa të jetë zbutur mirë.

Tepsia lyhet me yndyrë dhe shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë, mbi petë hidhet mishi

i përgaditur, mbi petë e lyer me yndyrë dhe rradhë petë e lyer me yndyrë-mishë gjersa të hargjohet e tërë masa.

Në fund vehet peta e cila lyhet mirë me yndyrë

Para se të piqet, shpohet në disa vende me piru.

Pitja me mishë piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C, e si të largohet nga furra, spërkatet me ujë të vaket mbulohet për pak kohë dhe shërbehet e nxehtë.

Pitja mund të përgaditet edhe me petë të gatshme.

Në këtë rast mirë është të përgaditen dy katmer me nga 3-4 petë, njëri të vendoset në tepsi në fillim, e tjetri t’a mbuloj piten me petë të gatshme.

Pitja me mishë përgaditet edhe me katmer të përgaditur në mënyrë të rëndomt.

Ju befte mire nese e gatuani.


Fjalet kyqe : brumera  pite  mishe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e lehte
Pulë me perime ne furrë
Krempite