Përse gjyshja ime nuk kishte celulit
Përse gjyshja ime nuk kishte celulit

Përse gjyshja ime nuk kishte celulit

Kuzhint.com

Nuk mund ta gjej emrin e personit që e ka shkruar këtë material, por më pëlqeu ta përkthej dhe ta sjell tek ju. Gjyshja ime jetoi 97 vjet.

Ajo vdiq në gjumë pa vuajtur nga asnjë sëmundje serioze. Ajo nuk kishte as tension të lartë dhe asnjë problem të rëndë.

E vetmja gjë që e shqetësonte atë, ishte numri i syzeve optike. Për gjatësinë e saj 1. 61 ajo peshonte 57 kg pa mbajtur dietë qoftë edhe një ditë të vetme.

Për të, të qëndroje pa ngrënë ishte një torturë që nuk të linte të shijoje gëzimet e vogla të jetës. Për mendimin tim, gjyshja ime jetoi gjatë dhe me shëndet të plotë për shkak të disa rregullave të vogla që ndiqte. 1.

Në mëngjes ajo nuk pinte kafe.

Pinte një çaj (barishtor) me stomakun bosh.

Ajo nuk e ''dinte'' ç'ishin pijet e gatshme.

Maksimumi që mbante në shtëpi, ishte një çantë cope plot me bimë. Koriandër (majdanozi kinez),

Kalendula,

Trumza,

Rodhja,

Gonxhet e trëndafilit...

Ajo pinte çajra në orë të ndryshme të ditës pa marrë parasysh stinën.

Madje edhe gjatë verës ajo pinte çaj të nxehtë gjë që për çudinë time, rezultonte më freskuese se një pije e ftohtë. Më vonë e kuptova arsyen e kësaj.

Sekreti i çajit të nxehtë është i thjeshtë.

Ai zgjeron enët e gjakut dhe nxit proçesin e djersitjes.

Kjo shkakton zhdukjen e të nxehtit (vapës).

Kështu freskohet trupi, prandaj në vendet e nxehta njerëzit pijnë çajra të ngrohtë për t'u freskuar. 2.

Mëngjesi.

Gjyshja ime hante mëngjes 1 orë pas pirjes së çajit të parë.

Mëngjesi ishte i thjeshtë dhe në sasi të vogël.

Në pranverë dhe verë ajo konsumonte 2 fruta të stinës, 1 fetë bukë, djathë të cilin e bënte vetë, dhe domate nga kopshti i saj. 3.

Gjyshja ime ndoshta nuk ishte kuzhinierja më ekzotike në botë, por për drekë ajo gatuante gjëra shumë të shijshme edhe pse tepër të thjeshta si supëra të tipit ''çfarëdo që të kemi në shtëpi''. http://sekreteteorientit. blogspot. com/ 4.

Ajo shtonte gjithmonë në gatime erëza të tilla si; rozmarinë, trumzë, majdanoz, mente, borzilok, dhe pak fare kripë.

Ajo theksonte se njeriu duhet të përdori ''ato që rrit në kopshtin e tij''. 5.

Darkë rrallë hante gjyshja ime, ama kishte dëshirë të pinte ngadalë një gotë konjak të bërë nga duart e saj.

Ajo bënte shaka duke thënë se kjo ishte mënyra për të fjetur rehat.

Gjyshja nuk refuzonte edhe ndonjë gotë verë nëse ishte nevoja. 6.

Gjyshja konsumonte vetëm ''produkte'' të stinës.

Sallatat e dimrit përbëheshin nga panxhari, karrotat, cabbage etj.

Të mos harrojmë mollët dhe dardhat të cilat haheshin të freskëta ose të pjekura.

Të djelat e dimrit nuk kalonin kurrë pa kungull të pjekur, e cila sipas gjyshes ishte ëmbëlsira më e mirë. 7.

Hudhra dhe piperi i kuq ishin gjithmonë në tavolinë.

Në muajt e ftohtë ajo përgatiste diçka që e quante sallatë.

Në një tenxhere ajo hidhte domate të gjalla, presh të freskëta dhe 1 lugë vaj ulliri.

Nuk e keni idenë sa e shijshme ishte. 8.

Gjyshja nuk ishte vegjetariane, ama e dinte qe edhe s'duhej ta tepronte.

Ajo rrallë hante mish. 9.

Të shtunave pasdite, ajo mblidhej me gjyshe të tjera, pinin kafe turke dhe hanin ëmbëlsirë shtëpie.

Por kjo ishte dita e vetme kur gjyshja ime hante diçka të bërë me sheqer të bardhë. 10.

Gjyshja ime kurrë nuk qëndronte gjatë në të njëjtin vend.

Edhe në dimër në mes të të ftohtit, ajo gjente diçka për të bërë në oborr.

Mjafton që të ishte në ajër të pastër dhe në lëvizje të vazhdueshme.


Fjalet kyqe : kuriozitete  perse  gjyshja  kishte  celulit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ilaçi për Kancer ështe gjetur para 65 vitëve
BISKOTA ME  KOKOS
Tarta me mascarpone dhe çokolate