Musaka me patate
Kuzhint.comMusaka me patate Përbërësit: • 1 kg Patate • � kg mish i grirë • 5-6 kokrra qepë mesatare, • 3-4 filxhanë kafeje vaj ulliri, • 4-5 kokrra domate ose 1 lugë gjelle salce • kripë, piper, dafinë. Për beshamelin: • 1 lugë gjelle Gjalpë, • 1 lugë gjelle miell, • 1 gotë çaji qumësht, • 1 vezë, • djathë kaçkavall Pergaditja; Qërojmë patatet.
I lajmë dhe i presim në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha.
Patatet skuqen derisa të marrin pak ngjyrë.
Presim qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqim në zjarr të avashtë mënyrë që të mos digjen.
Hedhim dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdojmë i përziejmë.
Përzierjes i shtojmë kripë, piper dhe fletët e dafinës. Shtrojmë në tavë një shtesë me patatet e skuqura dhe sikur hedhim, gjysmën e qepës.
Vendosim dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
Skuqim miellin me gjalpë, shuhet me qumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë.
Hedhim pak kripë dhe e lejmë masën që të trashet.
E heqim nga zjarri dhe e lejmë të ftohet pak dhe e përziejmë me vezë.
Beshameli i përgatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathë kaçkavall.
Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
Fjalet kyqe : gjellera musaka patate