
Mish i bardhë me kaçkavall dhe kërpudha
Kuzhint.comPërbërësit:
1 kg gjoks pule,
200 gr kaçkavall,
200 gr kërpudha të freskëta,
1, 5 lugë miell,
1 kokë qepë,
200 ml qumësht,
50 gr gjalpë,
3 thelpinj hudhër,
Brokoli te zier per dekorim dhe flegra limoni te ferguara
vaj, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj.
Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla.
Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë.
Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër.
Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel.
Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.
Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin.
Përziej më me tel kuzhine.
Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e hedhim qumështin.
Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
Pasi salca beshamel e fiton dendësi në e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.
Sipër çdo bifteku vëmë nga masa me kërpudha.
Sipër vëmë salcë beshamel.
Sipër salcës grijmë kaçkavall.
Tavën e vëmë në furrë.
Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje.
Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kaurdisur.
Zbukurojmë me feta domateje.
Ju beftë mirë.
Fjalet kyqe : gjellera mish bardhe kaqkavall kerpudha
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Gjizë e bërë në shtëpi

Kifle te prera
