Më pak sallame, “më shumë” zemër
Më pak sallame, “më shumë” zemër

Më pak sallame, “më shumë” zemër

Kuzhint.com

Konsumi i tepruar i produkteve të përpunuara të mishit, si salsiçeve dhe sallameve, mund të shtojë mbi 40 për qind gjasat për të pasur probleme me zemrën, tregojnë studimet amerikane.

Kur këshilloheni të keni kujdes në konsumimin e mishit të kuq, jo gjithmonë mendohet që ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha format e këtij ushqimi.

Mishi i kuq i pastër ofron një varg të përbërësve të shëndetshëm, siç janë proteinat dhe aminoacidet, hekuri, seleni vitamina B6 dhe vitamina B12.

Në të vërtetë është mishi i kuq i pasur me dhjamë ai që në fakt duhet shmangur, pasi lidhet drejtpërdrejtë me nivelin e kolesterolit në gjak dhe rritjen e gjasave për të zhvilluar probleme kardiovaskulare.

Kjo mbështetet edhe nga një studim i fundit, që më së shumti për problemet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut ka fajësuar salsiçet dhe sallamin, raporton Noa. al.

Studimi i realizuar nga Universiteti i Harvardit dhe i botuar në revistën shkencore “Circulation”, ka treguar se këto dy lloj ushqimesh të përpunuara me bazë mishi, rritin gjasat e prekjes nga sëmundjet e zemrës për 42 për qind.

Sipas studiuesve, vetëm 50 gramë sallam apo salsiçe në ditë mund të shtojnë gjasat e zhvillimit të diabetit për 19 për qind, ndërsa ngrënia e 100 gramëve në ditë shton shumë më shumë këtë përqindje dhe rrit komplikimet kardiake


Fjalet kyqe : keshilla  sallame  shume  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krepa me banane dhe cokollate
 Topetha  dietal
Torte me karamel