Manaferrat luftojn inflamacionin e stomakut - (gastritit)
Manaferrat luftojn inflamacionin e stomakut - (gastritit)

Manaferrat luftojn inflamacionin e stomakut - (gastritit)

Kuzhint.com

Manaferrat nuk janë veç të shijshme.

Së fundi është zbuluar një dobi e tyre e mrekullueshme: parandalojnë inflamacionin e stomakut.

Një filxhan manaferra mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma si dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Edhe pse manaferrat janë të ëmbla, materiet ushqyese ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Për këtë gjë manaferrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti tip 2.

Antioksidantët dhe vitaminat që gjenden tek manaferrat e bëjnë këtë frutë të përkryer edhe për lëkurë të bukur dhe të shtrënguar.

Manaferrat e shijshme ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut.

Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Milanos dhe botuar në Plos One.

Studimi tregoi se substancat e perfshira tek manaferrat kane nje mekanizem te veçante te veprimit qe mund te luftojne inflamacionin e stomakut.

Ky rezultat siguron bazen per aplikimin e kesaj substance te frutave si nje plotesues apo alternative per prodhimin e ilaceve kunder ulceres dhe gastritit, por edhe te perdoren si shtese ne dieten e perditshme.

Studimi zgjati dy vjet dhe eshte kryer ne laboratoret e kerkimit dhe inovacionit ne qendren e San Michele, te Departamentit te Shkencave Farmakologjike dhe Biologjise Molekulare, ne Universitetin e Milanos.

Laboratori i San Michele, nen drejtimin e Fulvio Mattivi, ka izoluar dhe karakterizuar perberesit aktiv, duke perdorur fruta nga fushat eksperimentale te Fondacionit Mach, ndersa pjesa biologjike eshte kryer ne Laboratorin Farmaceutik te Universitetit te Milanos, drejtuar nga Mario Dell’Agli, i cili per vite ka qene duke studiuar aktivitetet biologjike te produkteve me origjine bimore.


Fjalet kyqe : keshilla  manaferrat  luftojn  inflamacionin  stomakut  gastritit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si të gatuajmë qofte të madhe të mbushur?
Krem pastiqerie per lyerjen dhe dekorimin e tortave
Sallatë me  rucola dhe sheri domate