Kroasan (kifle) nga Alba Sh Rrahmani
Kroasan (kifle) nga Alba Sh Rrahmani

Kroasan (kifle) nga Alba Sh Rrahmani

Kuzhint.com

Përbërsit:

- 1 gotë ( 2 dcl ), qumësht i ngroht,

- 1 gotë ( 2 dcl ), ujë i ngroht,

- 50 ml vaj luledielli,

- 1/2 lugë ( gjelle ), krip,

- 1/2 lugë ( gjelle ), sheqer,

- 1 lugë ( gjelle ), majë buke ( kvasac kokërr ).

- 1 sheqer vanilje,

- 1 kg miell.

- 250 gr margarinë ( margarinë ose gjalpë extra për pjekurina, jo margarinë që përdoret për gjellëra )

- 1 vezë dhe susam...

Përgaditja:

Së pari përgaditet maja e bukës, me 100 ml qumësht të ngroht, me sheqerin dhe majën ose kvasatin.

Përzihen pak dhe lihet që të dyfishohet maja.

Pasi të jetë dy-tre fishuar maja, e vëm në një enë plastike, dhe i shtojm pjesen tjeter të mbetur të qumshtit, ujin e ngroht, vajin, sheqer vaniljen, dhe kripen.

Përzihen pak këto përbërës, dhe i shtohet mielli.

Pasi të kemi fituar një brum të butë, e mbulojm dhe e lëm që të vie për 40'.

Kur brumi të dyfishohet, fillojm dhe e punojm në tavolinë, duke e ndarë në 16 topa (kuleq), të barabartë, dhe i hollojm në madhësi të pjatave standarde e të rrumbullakta.

E marrim margarinen dhe pa e shkrirë e rëndojm me rende ( thërmojm ), mbi cdo petë, dhe kësisoj të të 16 petat i vëm një mbi një, si për pite ( katmer ).

Në fund këtë katmerin e fituar, e rrisim në diametër rreth 60 cm, dhe e prejm në aq pjesë sa duam të fitojm kroasante.

Mbushjen mund ta bëjm me djath, ose me gjemra/kremra të ndryshëm, nutella/eurokrem etj,

Vendosen në tavë të lyer me margarinë, lyhen siper me vezë, ju shtohen fara susami, dhe pjekën në temp. 200*C.


Fjalet kyqe : kroasant  alba  rrahmani  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsire (tatli) me kokos
Tave me patate dhe perime te ndryshme
SPECA ME GJIZË - TURSHI