Kriposu – Terapia e fundit për kujdesin e lëkurës
Kriposu – Terapia e fundit për kujdesin e lëkurës

Kriposu – Terapia e fundit për kujdesin e lëkurës

Kuzhint.com

Përderisa nutricionistët na paralajmërojnë me rreziqet e shëndetit nga konsumi i tepërt i sasisë së kripës, nga ana tjetër përdorimi i kripës po bëhet gjithnjë e më efikas si kurë për astmë dhe alergji, rritjen e sistemit imunitar, dhe në një fare mënyre rritjen e fuqisë atletike si dhe shtimine shkëlqimit në pamjen tuaj.

Kriposu – Terapia e fundit për kujdesin e lëkurës“Kripa ka cilësi të pabesueshme”, thekson Ulle Pukk, bashkëthemelues i shoqatës së terapisë së kripës. Është antivirale, antimikrobiale dhe antifungale.

Pukk është në lëizje për të sjellë haloterapinë, e njohur edhe si terapia e thatë e kripës, në Amerikë.

Tashmë e njohur edhe në Evropë, trajtimi përdor një makinë të quajtur halo gjenerator, e cila grimcon apo bluan kripën e ngrohtë në grimca që liron aerosolin e thatë të kripës, në ajrin e dhomave të mbyllura.

Kripa e thatë shkon thellë deri në skutat e mushkërive tuaja, shpjegon ajo.

Kripa thith papastërtitë nga trupi juaj dhe ndihmon në lirimin e mukusit, kështuqë mund të kollitni apo ti nxjerrni jashtë toksinat.

Pasi të keni mushkëri të pastruar, do të merrni më shumë oksigjen, gjë që ju jep më shumë energji, ndikon në çdo organ të trupit tuaj si dhe përmirëson mirëqënien e përgjithshme.

Sot, ekzistojnë më shumë se 150 dhoma me kripë në SHBA, është holistike, nuk ka efekte anësore dhe mund ti referohet çështjeve të ndryshme, thotë Ellen Patrick.

Edhe mjekët e zakonshëm i shohin përfitimet e mundshme.

Shumica e pacientëve thonë se kjo rrit vullnetin për stërvitje, thekson pulmonologu Denise Harrison, asistent profesor e mjekësisë.

Ajo thekson se duhet më shumë hulumtime të nevojshme për të mbështetur pretendimet e haloterapisë. Çdo session i kësaj terapie zgjat 45 minuta.

Kripa lëshon jonet negative që nxisin relaksimin, ndryshe nga jonet pozitive ku jemi të ekspozuar përmes telefonave celularë dhe kompjuterave, të cilët trazojnë sistemin nervor, thotë Patrick.

Shtretërit me shtresë më të forte të kripës ofrojnë alternative më të shpejtë për ti bërë eksfoliant lëkurës me cilësi antibakteriale.

Pas 20 minutash do të vëreni lëkurë të butë dhe të hollë.

Efektet janë parë tek eczema dhe aknet në fytyrë, dhe jep shkëlqim të mënjëhershëm, thekson dermatologu Dendy Engelman.

Sauna e ngrohtë është e mbushur me blloqe të kripës himaliane për të forcuar funksionin e lëkurës, si dhe nxehtësia ndihmon që jonet negative të depërtojnë në mushkëritë tuaj, thotë pronari Jane G Goldberg.

Ajo gjithashtu rekomandon një orë në vaskë me ujë të kripur.

Kjo është një agjent fenomenal shërues, thotë Goldberg.

Kjo vazhdon duke theksuar se këto banja janë shumë efikase, ndihmojnë në eliminimin e toksinave, relaksimin e muskujve dhe lehtësimin e dhimbjeve.


Fjalet kyqe : keshilla  kriposu  terapia  fundit  kujdesin  lekures  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krostat me limon
Torte me grize dhe jogurt (recete turke)
Pasta flora