Kripa e tepruar mund të nxisë dhimbjen e kokës
Kripa e tepruar mund të nxisë dhimbjen e kokës

Kripa e tepruar mund të nxisë dhimbjen e kokës

Kuzhint.com

Dhimbja e kokësh është më e shpeshtë te personat të cilat konsumojnë sasi të larta të kripës, tregojnë studimet amerikane.

Studiuesit kanë analizuar 390 persona me preferenca të ndryshme ushqimore, të cilët i kanë këshilluar të hanë ushqime me përmbajtje të ndryshme të kripës.

Gjatë tridhjetë ditëve ata në periudha të ndryshme kohore kanë konsumuar ushqime me pak kripë, me përmbajtje mesatare apo me përmbajtje të larta të kripës.

Rezultatet kanë treguar se shfaqja e kokëdhimbjeve ishte rreth 30 për qind më e lartë kur personat konsumonin sasi më të mëdha të kripës, transmeton

Edhe pse nuk e vërtetojnë kripën si shkaktare të dhimbjes së kokës, studimet tregojnë se ka një rrezik më të rritur te personat që konsumojnë më shumë kripë.

Kripa po ashtu është e dëmshme edhe në aspekte tjera shëndetësore, veçanërisht pasi ndikon në rritjen e presionit të gjakut dhe preferohet të shmanget nga personat që kanë probleme kardiovaskulare.


Fjalet kyqe : keshilla  kripa  tepruar  mund  nxise  dhimbjen  kokes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te shendetshme(Shtrudlle)
Krofne te mbushura me pudingë vanile nga Lulja La
Patate dhe kofsha te ferguara ne tigan