Krepa me banane dhe cokollate
Krepa me banane dhe cokollate

Krepa me banane dhe cokollate

Kuzhint.com

Per qullin nevojiten: ♦ 120 gr miell ♦ 2 kokrra veze ♦ 200 gr qumesht ♦ 1 luge gjelle sheqer ♦ lekure e grire e gjysme kokrre limoni Per mbushjen nevojiten: ♦ 2 banane ♦ 80 gr kakao ♦ 160 gr sheqer ♦ 20 gr miell ♦ 300 gr qumesht ♦ 1 gote vere me konjak (Brendy) ♦ 40 gr gjalpe Pergatitja 1.

Ne fillim pergatisni krepat sic tregohet ne receten Si te gatuajme krepa. 2.

Ne nje tenxhere te vogel hidhni kakaon, miellin dhe 100 gr sheqer.

Perziejini duke shuar pak e nga pak qumeshtin.

Vazhdoni perzierjen, derisa masa te arrije ne piken e zierjes. 3.

Lyeni krepet e pergatitura me kete mase dhe mbushini me bananet e prera ne feta.

Me pas palosini krepet ne katersh. 4.

Ne nje tenxhere te gjere hidhni gjalpin, konjakun(Brendy) dhe pjesen e mbetur te sheqerit. 5.

Vendoseni tenxheren ne zjarr dhe lereni derisa te shkrihen lendet dhe te krijohet nje mase homogjene.

Shtoni me kujdes ne te krepet e mbushura dhe lerini derisa te thithin salcen e pergatitur. 6.

Vendosini krepet ne nje pjatance dhe sherbejini te ngrohta. Ju befte mire!


Fjalet kyqe : brumera  krepa  banane  cokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bajamet rrisin nivelin e vitaminës E dhe ulin kolesterolin
Speca me hudhra dhe uthulle
Speca turshi nga tegatuajm.com