KIFLE ME FORMA  TE NDRYSHME
KIFLE ME FORMA TE NDRYSHME

KIFLE ME FORMA TE NDRYSHME

Kuzhint.com

Perberesit:

Një qese e gjysmë maja (10 gr),

  • 1/2 lit. qumësht,
  • 2 lugë sheqer,
  • pak kripë,
  • 2 vezë,
  • 1 filxhan kafeje vaj,
  • 1 sheqer vaniljeje,
  • 800 gr miell,
  • 1 pluhur paste,
  • 1 vezë për lyerje,
  • susam,
  • 50 gr gjalpë.
  • 150 gr eurokrem

Pregaditja;

Maja ulet me pak qumësht të vakët dhe me nje lugë të vogël sheqer dhe nje lugë miell.

Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.

Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar.

Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë.

Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha.

Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhei lyejm me eurokrem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme.

Kiflet vijnë 20 minuta, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam, nga një copëz gjalpë dhe pastaj futeh ne furre te nxeht në temperatur 190 gradë C, për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten ku edhe mund te shërbehen.

Ju befte mire

!


Fjalet kyqe : brumera  kifle  formash  ndryshme  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Qofte të vogla me arra dhe mish të grirë
Salate me kastraveca
MASKE PER TE MBYLLUR PORET E FYTYRES