Kekë me shije portokalli
Kekë me shije portokalli

Kekë me shije portokalli

Kuzhint.com

Nevojiten:

▪ 600 gramë portokaj

▪ 10 vezë,

▪ 250 gramë sheqer

▪ 2 sheqer vanilje

▪ 200 gramë çokollatë për zierje

▪ 300 gramë biskota

Për dekorim:

▪ 100 gramë çokollatë për zierje

▪ 1 portokall

Përgatitja:

Portokaj qërohen, priten në kube dhe zihen 30 minuta në temperaturë mesatare.

Hiqen nga zjarri, lihen të ftohen dhe bluhen me blender, në mënyrë që të fitohet një qull i trashë.

Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

Pastaj gradualisht shtohet sheqeri, duke tundur gjatë tërë kohës.

Në shkumën e të bardhëve të vezëve shtohen të verdhtë e vezëve një nga një dhe tunden me mikser.

Në fund shtohet çokollata për zierje, e grirë në rende, shtohen edhe biskotat e bluara, qulli i portokajve d he të gjitha përzihen ngadalë.

Në kallëpin e rrumbullakët për tortë shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 80 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 80 gradë Celsius.

Torta e pjekur hiqet nga kallëpi dhe lihet të ftohet.

Derdhet përmbi tortë çokollata e shkrirë dhe dekorohet me flegra portokalli.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  portokalli  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqer pare nga Kaltrina Berisha
Speca turshi nga Egzona Ami Fejzullahu
Torte me molla