Kek me rum
Kek me rum

Kek me rum

Kuzhint.com

Përbërësit e kësaj recete janë:

- 400 gr miell tërshëre

- 125 gr sheqer

- 40 gr gjalpë

Për mbushjen:

- 500 gr gjizë “filadelfia”

- 90 gr sheqer

- 20 gr miell

- 2 vezë të medha

- 1. 25 ajkë e thartë

- Gjysmë gote rum

Për dekoracion:

- 30 gr gjalpë I shkrirë

- 90 gr sheqer

- 60 gr rrush I thatë

- 60 gr bajame ose lajthi të copëtuara

Përzieni mirë miellin e tërshërës me sheqerin dhe dozën e parë të gjalpit.

Vendoseni përzierjen në një tavë për tortë, duke e hapur mirë në bazë dhe anash.

Pastaj piqeni në furrën e nxehtë në 180 gradë për 15 minuta.

Ndërkaq, përgatitni mbushjen, duke e përzier mirë djathin, sheqerin pluhur dhe miellin.

Shtojini një nga një vezët.

Hidhini pastaj ajkën e thartë, bazën e pjekur dhe zbukurojeni me brumë tjetër të përftuar duke e përzier me gjalpë të tretur dhe sheqer, rrush të thatë dhe bajame të thërrmuara. piqeni edhe për 40 – 50 minuta të tjera në furrë të nxehtë.

Si ta hiqni nga furra, lëreni të ftohet në tavë, pastaj mbajeni në frigorifer 4 orë përpara se ta servoni.


Fjalet kyqe : embelsira  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mini rolada me banane
Kek me copa cokollate
Toptha me bollgur dhe arra (video )