Kek me badema
Kek me badema

Kek me badema

Kuzhint.com

Perberesit ; -200gr miell - 100gr sheqer normal -5 veze -230gr gjalp te shkrir e te ftoht -50gr kakao -1 pluhur pjekes -1 bustine vanilje Perbersit per kremin -2 pako me pluhur past te vaniljes -150 ml qumesht te ftoht -150 gr badema te bluhura ose edhe kokos Per dekor; -badema te coptuar Pergaditjae pandispanjes; Rrahim si fillim masen e vezeve me 100gr sheqer normadhe vanilenl derisa te formohet nje krem kompakt qe te mos bjere nga ena. pastaj shtojm gjalpin dhe ne fund shtojm millin e perzier me kakao dhe peciv dhe e perziejm mire nga lart poshte me tel kuzhine ne menyre qe masa te mos humbe volumin e saj. E hedhim brumin ne nje tave te rrumbullaket (ose katrore, si te deshironi) te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelizojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170 °C per 45-50 minuta.

Duhet te kemi kujdes qe gjate kohes se pjekjes te mos e hapim asnjehere furren, pasi ne kete menyre pandispanja do te humbiste volumin e saj.

Kur pjekja te kete perfunduar, e leme akoma edhe 10 minuta ne furren e fikur, e leme te ftohet. Pergaditja e kremit; Ne nderkoh marrim kremin e pregaditur nga perbersit e mesiperm ku; 2 pako me pluhur paste te vaniljes i krmi rrah me 150 ml qumesht te ftoht me mikser derisa eshte trashur masa pastaj i kemi hedhe edhe 150 gr badema te bluhura ose edhe kokos, dhe te perziera mir i vendosim mbi pandispanjen e ftohur ku dhe ne fund e dekorojm me badema te coptuara. Ju befte mire!


Fjalet kyqe : embelsira  badema  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca Djegës Turshi
Mufinsa me krem pana dhe qershia
Tortë Toska