Ja si mund të hiqni njollat e vajit..
Ja si mund të hiqni njollat e vajit..

Ja si mund të hiqni njollat e vajit..

Kuzhint.com

Në këtë artikull do të japim disa këshilla që na ndihmojnë si të heqim njollat e vajit nga rrobat.

Njollat e vajit tek rrobat janë ndër më të vështirat për t’u eliminuar. Është e vërtetë që ekzistojnë detergjentë, por shpesh materialet shumë delikate nuk e lejojnë përdorimin e tyre.

Nëse një ndër veshjet e tua të preferuara ka dalë jashtë përdorimit nga një njollë vaji që nuk hiqet, atëherë ju nuk keni pse e hidhni.

Zgjidhja e këtij problemi është pikerisht para syve tuaj dhe ajo është ilaçi i enëve të cilin e përdorim në kuzhinë për të larë pjatat.

Hidhni pak ilaç enësh tek njolla apo njollat dhe fërkojeni me dorë për disa minuta.

Pasi keni bërë këtë gjë s’ju ngelet gjë tjetër veçse ta lani rrobën në lavatriçe, ose dhe me dorë, dhe kujtohuni që gjithmonë ta çoni lavatriçen në programin e duhur në bazë të materialit të rrobave dhe mos ta teproni me temperaturën në rastin e rrobave me ngjyrë ose delikate.

Do te vini re rezultate shumë të kënaqshme.

Për të hequr njollat e vajit nga rrobat mund të përdorim edhe pudrën.

Hedhim pudër mbi njollën e vajit, e lëmë të veprojë për disa orë dhe do të shohim se pudra do të thith vajin, edhe mbas disa larjesh.

Nëse s’kemi pudër, mund të përdorim thjesht miell të bardhë, ta lëmë të veprojë për disa orë dhe e lajmë rrobën me sapun.

Lexoni me shume tek: www. living. al


Fjalet kyqe : keshilla  mund  hiqni  njollat  vajit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me kanell dhe kakao
Tatli  boshnjake
Rrollad me banane