Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut
Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut

Hudhra dhe efekti i saj në qarkullimin e gjakut

Kuzhint.com

Në mesin e shumë dobive shëndetësore, hudhra luan rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se efekti pozitiv i hudhrës në shëndetin sistemit kardiovaskular është se ajo i ruan qelizat e gjakut dhe enët e gjakut nga inflamacioni dhe proceset oksiduese.

Hudhra ka në përbërjen e saj një varg të lëndëve me përmbajtje sulfuri, duke na mbrojtur kështu nga stresi oksidues dhe inflamacioni.

Ajo po ashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të trigricerideve dhe të kolesterolit në përgjithësi, njofton Mjeku.

Përveç kësaj, hudhra mbron enët e gjakut edhe nga bllokimi, pasi pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, falë një përbërësi shumë të veçantë, që quhet ajoene.

Hudhra ka aftësi impresive edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Mendohet se efektive në këtë drejtim është alicina, që është përbërësi kryesor i hudhrës.

Kjo substancë bllokon aktivitetin e angiotensinave, duke penguar kështu kontaksionin (ngushtimin) e padëshiruar të enëve të gjakut dhe rritjen e tensionit të gjakut.

Hudhra eshte konsideruar si antibiotik natyral Ajo ruan floren e abdomenit nga kepurdhat candida te kolonizuara rrezikshem ne paretet e traktit intestnal dhe jo vetem kaq ul tensionin kardiovaskular.


Fjalet kyqe : keshilla  hudhra  efekti  qarkullimin  gjakut  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Dobësohuni gjatë fundjavës
Buke panda
Torte E Shpejte