Brinjë qengji me patate
Brinjë qengji me patate

Brinjë qengji me patate

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg brinjë qengji , 500 g patate , 2 degë rozmarinë , 2-3 thelpinj hudhër , 4-5 lugë vaj ulliri , Pak kripë

Pregaditja e recetës :

Pasi i qërojmë dhe i lajmë patatet, i presim në copa.

Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë kokërr trashë.

Sipër vendosim patatet dhe brinjët e qengjit (të cilat duhet të jenë të prera).

Shtypim pak thelpinjtë e hudhrës dhe i vendosim mbi to.

Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin.

I spërkasim me vaj ulliri dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë, në temperaturën 220 C përreth 50-60 minuta duke i kthyer ndonjëherë brinjët në anën tjetër.

Më pas, mishin dhe patatet i vendosim në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta me pak piper të grirë sipër sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : gjellera  brinje  qengji  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë me fruta te thata
BALLKAN EMBELSIR
EMBELSIRE ME VANILJE