Çokolate-Keksa me krem qumeshti dhe krem nougat
Çokolate-Keksa me krem qumeshti dhe krem nougat

Çokolate-Keksa me krem qumeshti dhe krem nougat

Kuzhint.com

Perberesit per brumin : 100 gr Gjalp, 100 gr Sheqer pluhur, 1 Prise kripe, 3 Veze, 180 gr Miell, gjysem luge qaji pecive, 2 Luge gjelle bajame te bluara, 2 Luge gjelle kakao.

Perberesit per krem qumeshtin: 250 gr Qumesht, 10 gr Niseshte, 2 Luge gjelle sheqer, 1 Luge gjelle sheqer vanille, 1 Luge gjelle sheqer pluhur, per sperkatje.

Perberesit per kremin Nougat: 150 gr Nougat, 150 gr Gjalp, 80 gr Sheqer, 2 Te verdha veze.

Pergaditja: Te nxehet furra ne 180 Grad.

Per brumin rrahim me mikser gjalpin, sheqer pluhurin dhe kripen.

Pastaj ia shtojme vezet nje mbas nje dhe ne fund miellin, peciven, bajamet, kakaon dhe e perzim tere masen.

Mbushim shiringun e kuzhines me masen e pergaditur dhe ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje bejme pike te medha 2-3 cm pastaj me shtypim me gisht secilen pike per tia bere nga nje vrime.

Te pjeken ne furre per 10 minuta pastaj te largohen nga furra per tu ftohur.

Per krem qumeshtin perzim 4 luge gjelle qumesht me niseshten.

Qumeshtin tjeter se bashku me sheqerin dhe sheqer vanillen e hedhim ne tenxhere dhe e vendosim mbi zjarre per te vluar.

Ia shtojme perzierjen me niseshte duke e perzier vazhdimisht kremin 2-3 minuta.

Derdhim kremin ne nje ene tjeter dhe e sperkasim me sheqer pluhur.

Per kremin Nougat : Shkrim Nougat dhe e lem te ftohet.

Gjalpin e rrahim me mikser me sheqerin pastaj ia shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve dhe ne fund e perzim me nougat-in e shkrire.

Sëpari ne secilin keks shperndajme krem qumeshti pastaj siper kremit nga qumeshti hedhim krem Nougat.


Fjalet kyqe : embelsira  cokolate  keksa  krem  qumeshti  nougat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Fileto peshku e shoqruar me perime
SI ti zhdukim rathët e zinj rreth syve
Tavë me Patate dhe Lulelakër