-Torte kremoze me rende -
-Torte kremoze me rende -

-Torte kremoze me rende -

Kuzhint.com

Përbërësit per peten me mak :

  • 2 vezë
  • 1. 5 dl krem kosi
  • Pluhur pjekje 1/3
  • 5 lugë miell
  • 5 lugë mak
  • 5 lugë sheqer

Peta me mak :

Vezët dhe sheqerin i rrahim derisa te behet nje shkumë pastaj ia shtoni salcë kosi dhe me lugë butësisht e perziejm.

Së fundi shtoni përbërësit tjerë thatë me rend dhe qesim ne nje tepsi 32 × 20 te shtruar me leter per pjekje dhe e pjekim ne -180 për rreth 10 minuta.

Përbërësit per peten me arra :

  • 2 vezë
  • 1. 5 dl krem kosi
  • Pluhur pjekje 1/3
  • 5 lugë miell
  • 5 lugë arra
  • 5 lugë sheqer

Peta me arra:

Edhe kete pet e pregadisim njëjta si në përdorimin e parë, por në vend të makut ia shtoni 5 lugë arra te bluara dhe e pjekni ne te njejten menyr.

Përbërësit per peten me kakao :

  • 2 vezë
  • 1. 5 dl krem kosi
  • Pluhur pjekje 1/3
  • 5 lugë miell
  • 3 lugë kakao
  • 5 lugë sheqer

Peta me kakao;

Edhe kete pet e pregadisim njëjta si në përdorimin e parë, por në vend të makut ia shtoni 3 lugë pluhur kakao të errët dhe 4 lugë qumësht. dhe e pjekni ne te njejten menyr

Ne nje ene vendosim qe te vloj 1 litër qumësht me, 10 lugë bollgur, 3 Sheqer vanilje, 150 g sheqerdhe e leni qe te ftohet

Pasi te ftohtë ia shtoni ;200 g margarinë, 100 g shkrirë çokollatë të bardhë dhe të gjitha i perziejm mirë.

Ne nje pjatanc ne fillim e vendosim kore me mak pastaj nje pjes te filit siper kremit koren me kakao prap nje pjes te fillit dhe ne fund koren me arra dhe krejt ne fund siper ia vendosim edhe nje shtresë te holl me krem dhe e mbulojm torten si dhe e dekorojm me arra te bluara imet si ne foto.

http://tortekolaci. com/


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kremoze  rende  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota  form guace nga tegatuajm.com
Omlet me banane
Patate me mish pule dhe champignons