Semifreddo al Caffe
Në një tas rrahim mascarpone me një lugë gjelle konjak, kafenë, sheqerin dhe çokollatën e grirë në rende. U shtojmë panën e rrahur dhe i përziejmë së bashku. Përbërjen e shpërndajmë nëpër gota të tejdukshme dhe i vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë. Para se t’i servirim i spërkasim me pije me kafe dhe copëza çokollate.