Pashaqofte
Orizi zihet me 3 gota ujë dhe pasi që ftohet, përzihet me mishin e bluar, vezën, kripën dhe biberin e zi. Nga ky brum, me lugë formohen qyftet dhe së pari futen në një pjatë me 2 vezë te tundura. Nga vezët e tundura futen në pjatë me miell dhe fërgohen duke i rotulluar sa më shpesh. Pashaqyftet servohen të nxehta në kombinim me pire, jahni dhe sallata të ndryshme.