Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja se pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për këtë se përgatitja e një çaji të shijshëm.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.