Kroketa me djathë
Shkrini gjalpin në zjarr të avashtë në një tigan me fund të trashë. Shtoni miellin dhe lëreni në zjarr për 3-4 minuta, duke e përzier. Hidhni qumështin dhe hiqeni nga zjarri vetëm kur elementët të jenë bërë një masë homogjene. Kriposeni dhe i hidhni sipër sipas dëshirës. Shtoni djathin dhe, kur ai të shkrihet, hidhni të verdhat e vezëve të rrahura.